Protesta në selinë blu, shkon në 60 numri i të shoqëruarve

0

Ka shkuar në 60 numri i personave të shoqëruar në polici pas protestës në selinë blu.

Pas protestës së djeshme, në të gjitha komisariatet e kryeqytetit janë shoqëruar në total një numër prej 60 qytetarësh nga të cilët 28 persona në Komisariatin nr.1, 15 persona në Komisariatin nr.2, 8 persona në Komisariatin nr.3, 5 persona në Komisariatin nr.5, 3 persona në Komisariatin nr.6 dhe 1 person në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Të dhënat i referohen kohës së kryerjes së inspektimeve dhe situata vijon të jetë në dinamikë pasi priten shoqërime të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu