Protesta të dhunshme në Mirditë, banorët kundër ndërtimit të Hec-it

0

Banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë , ditën e sotme kanë protestuar kundër ndërtimit të një HEC-i dhe një fabrike uji në atë zonë , duke u përplasur edhe me policinë, pasi bllokuan 20 minuta rrugën e kombit.

Atyre iu bashkuan edhe disa deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje së Kosovës.

Banorët kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të mos lejuar ndërtimin e këtij Hec-i, duke përmendur edhe kërcënime nëse do të vazhdohet.Ata janë të vendosur në kauzën për të mbrojtur pronën e cila ju grabit me pa të drejtë,duke ju falsifikuar edhe firmat.

Një grup personash vendosën pritë në hyrje të rrugës drejt Hec-it duke detyruar drejtuesit e mjeteve që të kthehen pas. Nuk kanë munguar edhe kërcënimet ndaj drejtuesve të mjeteve që janë gjendur papritur në këtë situatë.

Edhe pse kanë bërë kallzim në organet e drejtësiës, banorët ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje për dëmtimin që po ju bëhët.

Ndërkohë policia e Lezhës , ka ngritur postoblloqe, duke shoqëruar disa nga protestuesit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu