Protestuesit marshim drejt parkut të Divjakës/ “Taksë mushkonjash”, deputeti i PD: Kauza deri në heqjen dorë nga koncepti për taksimin e ajrit

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi teksa i është bashkuar marshimit të banorëve të Divjakës, të cilët protestojnë kundër vendosjes së traut në hyrje të parkut, pohoi se do i qëndrojnë kësaj kauze deri në fund.

Ai tha se protestat do të vijojnë deri sa të hiqet koncepti për vendosjen e një takse për ajrin.

“S’kemi punë me policinë. Secili bën punën e vetë, ne punën tonë. Kishin ngelur pa marrë dhe taksën për ajrin. Sot qytetarët vijnë për ajër të pastër këtu. Situata është alarmante. Është turpëruese që një drejtues të bëjë akte të tilla. Kanë ndodhur disa raste të tilla flagrante me atë kryebashkiak. Këta banorë paguajnë taksë, taksë. Taksë mushkonjash po e dëgjojmë për herë të parë në Divjakë. Kauza do të vazhdojë deri ditën që do të ikë koncepti se mund të taksosh dhe ajrin. Lushnja dhe Divjaka se lënë këtë çështje, do e vazhdojnë deri në fund.”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu