Pse Sami Frashëri donte Belshin kryeqytet të Shqipërisë? Flet inxhinieri Ngjeqari: Mendova se ka folur broçkulla por kur pashë që …

0

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News, për të folur mbi propozimin e Sami Frashërit, i cili kërkoi që Belshi të bëhej kryeqytet i Shqipërisë në shekullin 19-të.

 

Sipas Ngjeqarit, Belshi ka një sinkronizim të të gjitha elementeve si drita, uji, etj, të nevojshme për një kryeqytet, duke shtuar se në fillim mendonte se Frashëri mos ka folur broçkulla.

 

“Kjo është e shkruar nga Mehdi Frashëri, i cili thotë se i mençuri Sami ka hedhur propozimin se terreni më i përshtatshëm për të ngritur kryeqytetin është Belshi. Unë jam i vetmi shqiptar që në institutin e studimeve hidroteknike, unë kam mbrojtur disiplinën e plotë të Osumit. Unë kam studiuar dhe Devollin dhe Vjosën. Thashë ose ka folur broçkulla ose ka të vërteta. Mis Belvedere e Belshit, ka një sinkronizim të gjithë elementëve të dritës, se diellit, të ujit, pozicionit gjeografik, korenteve, burimeve ujore dhe qëndron shumë herë më lart se Tirana. Të gjithë banorët e Tiranës presin të freskohen në fekalet e Lanës”, tha ai.

 

Ndër të tjera, Ngjeqari deklaroi se Belshi ka një bërthamë prej 100km2, ndërsa bërthama e Tiranës nuk i kalon 40km2 hapësirë.

 

“Këta janë njerëz të bredhur në të gjithë botën. Qytetet më të mëdha në botë janë buzë lumejve. Duke filluar nga 1980, qytetet që po shkojnë drejt brigjeve detare po shtohen në numër. Sot, 1.8 miliardë banorë banojnë pranë brigjeve detare. Në vitin 2100 do të shkojë 2.4 miliardë apo 30%. Kur ndodheni buzë detit freskia është më e madhe. Për të ndërtuar një qytet duhet sipërfaqje fushore. Qendra e gravitetit të Shqipërisë gjendet midis Cërrikut dhe Belshit. Këtu krijohet bërthama ky ai kërkonte të ndërtonte Kryeqytetin. Janë 100 km2 në këtë trekëndësh, ke dhe 150 km të tjera të lira për të ndërtuar një qytet të tërë. Tirana ka një bërthamë 30 deri 40 km katror”, deklaroi ai.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu