“Pse shikon të dashurën time?”/ Shqiptari plagosi 2 të mitur në Itali, u fsheh në Shqipëri, kur u kthye, u arrestua

0

Protagonisti i historisë së ndodhur në Firence është një 20-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili para se të ndodhte ngjarja po ecte në zonën e Fortezza da Basso me të dashurën dhe një shok.
Një shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane, pasi akuzohet se ka goditur me thikë dy të mitur gjatë një sherri. Pas ngjarjes, sipas mediave italiane, ai ka ikur menjëherë në Shqipëri pasi ka goditur me thikë dy të mitur gjatë një sherri.

Por, kur u kthye në Itali vetëm pak ditë më parë, duke përfunduar në pranga. Protagonisti i historisë së ndodhur në Firence është një 20-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili para se të ndodhte ngjarja po ecte në zonën e Fortezza da Basso me të dashurën dhe një shok.

Jo shumë larg tyre, djali do të kishte vënë re 7 të rinj, të cilët, sipas tij, i kishin parë të dashurën me shumë interes. Gjë që e bëri shqiptarin të shkonte drejt tyre për të kërkuar shpjegime. Dhe diskutimi, i cili gradualisht bëhej gjithnjë e më i ndezur dhe i vështirë për t’u kontrolluar, do të degjeneronte shpejt për t’u kthyer në një luftë. Gjatë përleshjes (i mbështetur nga shoku i tij), shqiptari nxorri një thikë që e mbante në xhep dhe plagosi dy persona.

Pas sherrit, shqiptari vendosi që të largohej nga Toskana dhe të kthehej në Tiranë, qytetin e origjinës. Dhe aty i kaloi muajt e fundit, duke pritur që ujërat të qetësoheshin dhe të kthehej në tokën italiane. Mesa dukert kishte menduar se nuk ishte më i kërkuar, ndaj dhe bleu një biletë avioni për në Bolonja. Por sapo zbarkoi në aeroportin e qytetit, e arrestuan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu