PSG do ta largojë me çdo kusht, Icardi një hap larg transferimit të bujshëm në Itali

0

Nga Franca rinisin hipotezën e negociatave që mund ta çojnë Icardin te Monza.

Nga Franca rinisin hipotezën e negociatave që mund ta çojnë Icardin te Monza. Sipas L’Equipe, duke qenë se sulmuesi argjentinas është jashtë planeve të trajnerit të ri të PSG Galtier dhe se asnjë klub i madh evropian nuk është i interesuar, drejtuesit bardhekuq kanë rifilluar kontaktet me Icardin.

Monza është një nga alternativat e pakta të mbetura ndaj argjentinasit dhe se destinacioni vlerësohet nga lojtari për shkak të afërsisë me qytetin e Milanos.Në rast se transferimi bëhet, PSG do të paguajë një pjesë të pagës vetëm për të parë largimin e tij.

Pas Ranocchia-s, Cragno-s, Carbonit, Sensi, Pessina, Birindelli, Sorrentino, Caprari, dhe Bondo, Icardi do të ishte qershia mbi tortë e një fushate unike firmash me një klub që sapo është ngjitur në Serie A.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu