Publikon foto me nënën e tij, Stresi na emocionon me fjalët për të!

0

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Ditën e sotme Stresi ka postuar një foto shumë të veçantë dhe ndryshe nga çdo herë tjetër, pasi kësaj rradhe shfaqet krahë nënës së tij. Kjo nuk është hera e parë që reperi ka postuar publikuar foto të nënës së tij, por si çdo herë zgjedh fjalët më të bukura për të shkruar për të, ku nëpërmjet tyre përveç se shpreh vlerësimin dhe dashurinë që ka për njeriun më të shtrenjtë të tij, por gjithashtu mundohet të përcjellë edhe mesazhe për ndjekësit e tij.

Jeta fillon duke u zgjuar e dashuruar me fytyrën e nënës. Është personi i vetëm në këtë botë që të do akoma pa të parë. Zoti i bekoftë nënat tona! Ato janë heroina të vërteta.

Para pak muash reperi lajmëroi se do të publikonte 3 këngë deri në fund të vitit të cilat i cilësonte si ‘bomba’ e për to deklaroi se do të anulonte të gjitha koncertet për 3 muajt e ardhshëm e deri më tani ka publikuar vetëm dy prej tyre. Mesa duket ka ardhur koha që Stresi të publikojë ‘bombën’ e tretë dhe të fundit për këtë vit e këtë na e ka treguar vetë reperi e anë të postimeve të fundit në Instastory.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu