Aksidenti i mbrëmjes së djeshme la pas 3 viktima Kujtim Istrefin, Lulzime Istrefi dhe Murat Istrefin dhe 4 të plagosur konkretisht Mërgim Lazri, 25 vjeç, Edison Lazri, 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi, 56 vjeç.
Infoweb/Media ka arritur të sigurojë foton e një prej viktimave, bëhet fjalë për Kujtim Istrefin i cili punonte si kamionist.
Aksidenti në fjalë ndodhi pas përplasjes së mjetit ku udhëtonte familja Istrefi me automjetin tip Benz, ku udhëtonin vëllezërit Mërgim dhe Edison Lazri.
Sakaq mesditën e sotme, policia ka arrestuar Edison Lazrin i cili momentalisht ndodhet në spitalin e Traumës si pasojë e plagëve të marra.