Punonte si roje në ambasadën britanike dhe spiunonte për Rusinë, prokuroria: U nxit nga urrejtja për vendin

0

Një roje sigurie ka pranuar se ka spiunuar për Rusinë ndërsa punonte në Ambasadën Britanike në Berlin.

Prokurorët pretenduan se David Smith, 58 vjeç, kishte dashur të dëmtonte Britaninë e Madhe dhe ambasadën ku kishte punuar për tetë vite, ndërsa ai u akuzua për mbledhjen e informacionit në lidhje me ambasadën dhe nxjerrjen e dokumenteve sekrete.

Smith u deklarua fajtor në Old Bailey për tetë akuza sipas Aktit të Sekreteve Zyrtare, ndërsa thuhet se ai donte të jetonte në Rusi ose Ukrainë gjatë kohës që i dha inteligjencës sekrete nga maji 2020.

Prokurorët thanë se ai ishte i shtyrë nga një urrejtje e fortë për vendin e tij dhe i zemëruar nga valëvitja e flamurit në mbështetje të komunitetit LGBT.

Smith, tani pa vendbanim të caktuar, u deklarua fajtor për akuzat më 4 nëntor, por fillimisht u vendosën kufizime për raportimin, të cilat u hoqën të premten pasi prokuroria tregoi se nuk do të kërkonte një gjyq për një akuzë të nëntë që ai e kishte mohuar.

Smith do të dënohet në një datë të mëvonshme dhe përballet me një burgimtë mundshëm prej 14 vitesh.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu