Pushimet kthehen në tragjedi, mbytet turisti në plazhin e Golemit

0

Një tjetër pushues është mbytur në plazhet shqiptare. Mesditën e sotme, një 66 vjeçar raportohet se është mbytur në plazhin e Golemit.

Mësohet se bëhet fjalë për një ukrainas, i cili u nxor nga uji nga pushuesit, por nuk mundi të mbijetonte.

“Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

Kujtojmë se vetëm të dielën humbën jetë tre pushues, dy në plazhin e Spillesë dhe një në Velipojë. Dy pushuesit që u mbytën në Spille ishin nga Maqedonia e Veriut, kurse në Velipojë humbi jetën një 59-vjeçar nga Kosova

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu