Një nga komandantët më të lartë të ushtrisë ruse është vrarë në Ukrainë duke dobësuar akoma edhe më shumë fuqinë e presidentit rus Vladimir Putin.
Vdekja e kolonelit Sergei Sukharev, i Regjimentit Sulmues me Parashutë të Gardës 331 nga Kostroma, u konfirmua nga TV shtetëror në Moskë, shkruan tabloidi britanik “Standard“.
Më herët “likuidimi” i tij ishte pretenduar nga Qendra e Ukrainës për Komunikimin Strategjik dhe Sigurinë e Informacionit. Bashkë me të u vra zëvendësi i tij, major Sergei Krylov, thuhet në raport.
Ata ishin në mesin e një numri të vrarë nga regjimenti “i lavdishëm” i Kostroma, i konsideruar si ndër forcat luftarake më elitare të Rusisë.