Qëllohet pas shpine me silensiator ish-kryetari i komunës. Emri (Foto nga vendngjarja)

0

Atentat ndaj ish-kryetarit të komunas Velipojë.

Pashko Ujka ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Burime  bënë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë Universitetit të Shkodrës, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me autorët dhe shkaqet e plagosjes.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e ish-kreut të Komunës së Velipojës i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Pashko Ujka ka drejtuar komunën e Velipojës në vitet 2011- 2015 nën siglën e PS, ndërkohë që ka qenë dhe në krye të ekipit sportiv Ada.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu