Qëlloi i dehur me armë në mes të qytetit, ndalohet shqiptari në Athinë

0

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Athinë nën dyshimet se ka qëlluar me armë në ajër në vendin e njohur si Sheshi America.

Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije, por sipas mediave greke ai mendohet se ka qëlluar disa herë në ajër me pistoletë, duke ngjallur panik te banorët e lagjes.

Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë.

Policia greke thotë se ka shoqëruar shqiptarin, ndonëse nuk ka gjetur ende pistoletën me të cilën dyshohet se ai ka qëlluar në ajër në gjendje të dehur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu