Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një sherri, shpallet në kërkim 26-vjeçari

0

Një 26-vjeçar është shpallur në kërkim pasi, pas një konflikti ka qëlluar më armë zjarri në ajër. Blutë bëjnë me dije se kanë identifikuar autorin e këtij veprimi, shtetasi G.D, 26-vjeç. Policia bën me dije se gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 2 të rinjtë që janë konfliktuar me 26-vjeçarin në fjalë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 identifikuan dhe shpallën në kërkim personin që qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë një konflikt me 3 shtetas të tjerë, shtetasin G. D., 26 vjeç, pasi me datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri” pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vijim të veprimeve janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit L. D., 21 vjeç, E. D., 20 vjeç dhe M. A., 20 vjeç, pasi  janë konfliktuar me shtetasin G. D”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu