Qeni i presidentit Biden ‘nuk zë mend’, sapo u kthye nga ‘riedukimi’ i ngul dhëmbët një tjetër personi në Shtëpinë e Bardhë

0

 

Qeni i presidentit amerikan, i quajtur Major ka kafshuar sërish një njeri në Shtëpinë e Bardh pasi u rikthye nga seanca e ‘riedukimit’. Në fillim të muajit Mars, Major kafshoi një person në Shtëpinë e Bardhë.

Një zëdhënës i Zonjës së Parë Jill Biden tha se pas një përkujdesjeje të madhe, individi që u kafshua u kontrollua nga ekipi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë para se të kthehej në punë.

Qeni Major është më i vogli nga dy pastorët gjermanë të çiftit Biden dhe qeni i parë i shpëtimit në Shtëpinë e Bardhë. “Ai është një qen i dashur”, ka thënë zonja Biden për të.

Michael LaRosa, zëdhënësi i znj. Biden tha për incidentin e së hënës se qeni Major “është akoma duke u përshtatur me mjedisin e tij të ri dhe ai sa e kafshoi dikë kur ishte duke shëtitur”.

CNN raportoi se një punonjës i Shërbimit të Parkut Kombëtar u kafshua në Lëndinën e Jugut dhe iu desh të linte punën për t’u kuruar. Shërbimi i Parkut Kombëtar nuk i është përgjigjur kërkesës së CNN për koment.

Të dy qentë, si Majori dhe Champ, qeni 13-vjeçar i Biden, u dërguan në shtëpinë e familjes Biden në Wilmington, Delaëare pas incidentit të parë me kafshim në 8 mars.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu