“Qershia mbi tortë do të vulosi mbrëmjen”/ Cfarë do të ndodhë në koncertin ‘Alpha Show’? Stresi paralajmëron fansat: Kini durim

0

Disa ditë më parë u konfirmua se Sresi ose ndryshe Arkimed Lushaj do të performojë në koncertin ‘Alpha Show’.

E teksa pak çaste na ndajnë nga nisja e spektaklit, reperi ka paralajmëruar fansat në Instagramin e tij se çfarë do të ndodhë në koncert. Ashtu si dhe Noizy, ai ka premtuar se do të jetë diçka spektakolare. Madje Stresi e cilësoi veten dhe si qershia mbi tortë, mesa ka lënë të kuptohet reperi duket se do të performojë në mbyllje të koncertit.

“Kini durim deri në fund sepse gjithcka do tronditet nga fundi me besoni. Torta e koncertit dhe qershia mbi tortë e vulosin mbrëmjen”, shkruan Stresi në postimin e tij.

Rreth një vit më parë Stresi dhe Noizy ‘bënë paqe’ dhe shpejt arritën të bëheshin shokë të ngushtë, si në fillimet e tyre. Jo më larg se pak javë më parë, komentet mes tyre në Instagram bënë xhiron e rrjetit me Stresin që i kërkonte Noizyt një kostum nga koleksioni i ri dhe Noizyn që e konsideroi atë ‘familje’.

Ndonëse, vitet e fundit dy reperët ishin treguar “të butë” ndaj njëri-tjetrit nëpër intervista, askush nuk e priste që ata të bëheshin sërish miq e të linin pas çdo problem që ka ndodhur në të shkuarën. Nëpërmjet dy videove live në llogaritë e tyre në Instagram Noizy dhe Stresi informuan fansat në 2021 se kanë bërë më në fund paqe dhe kanë falur njëri-tjetrin! Fillimisht ata thanë se thjeshtë nuk do merren më me njëri-tjetrit por shumë shpejt gjërat ndryshuan. Prej asaj kohe dy çunat kanë mbështetur projektet e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, teksa nuk kanë munguar komentet edhe as takimet.

Fansat e repit në Shqipëri e dinë shumë mirë rivalitetin që ka ekzistuar mes Noizyt dhe Stresit ndër vite dhe fakti që sot flitet për një bashkëpunim mes tyre duket ende i pabesueshëm. Që kur ata rregulluan marrëdhëniet të gjithë ndjekësit kanë patur vetëm një pyetje: A do sjellin ndonjë këngë bashkë?

Gjatë një interviste virtuale me ndjekësit në Instagram, Stresi është pyetur se nëse do të sjellin një bashkëpunim së bashku. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e një dueti mes tyre, por duket se ende nuk ka asnjë plan konkret. “Çdo ditë këtë pyetje keni… E rëndësishme është që gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi bashkë. Për të tjerat vijnë vetë pa plane. Respekt për të gjithë fansat. Vetëm kështu të bashkuar, nuk ka asgjë që na thyen.“- ka shkruar reperi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu