Qeveria në mbledhje të jashtëzakonshme/ Kryeministri nuk ka dhënë detaje për tematikat që do të diskutohen

0

Pas dorëheqjes dhe arrestimit të presidentit Thaçi, i cili po mbahet në dhomat e paraburgimit në Hagë, kryeministri Hoti ka nisur në orën 09:00 një mbledhje urgjente me ministrat.
Qeveria ka bërë të ditur se do të bahej mbledhja e sipërpërmendur, por pa dhënë detaje për tematikat që do të diskutohen.
Pas kësaj mbledhje, Hoti do të dalë të flas në konferencë para gazetarëve.
Mbledhja e Qeverisë do ketë në fokus arrestimin nga Specialja të ish-presidentit të vendit, Thaçi, pasi dha dorëheqjen ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit, shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu