Qytetarët s’i tremben shiut, presin Bashën në shesh ,“Kryeministri i Shqipërisë”

0

Takimi elektoral i radhës i kryedemokratit, Lulzim Basha është zhvilluar në Shkodër.

Ndonëse në kushte të pafavorshme të motit, nuk kanë munguar mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët të vendosur me çadra dhe brohoritje kanë pritur Bashën.

“Fitorja e ditës së dil do të fillojë nga Shkodra e do të zbresë deri në skajin më jugor të vendit. Kjo do të jetë fitorja më e thellë dhe më e bukur sepse do t’i takojë çdo shkodraneje dhe çdo shkodrani. Do t’i takojë të gjithë shqiptarëve.

Shtypja korrupsioni do të marrin fund në 25 prill. Kjo energji do të derdhet masivesh në kutitë e votimit. Vëllezër e motra shkodranë ju i keni prirë përherë ndryshimit dhe ju do t’i prini edhe fitores”, tha Basha.

Gjatë fjalës së tij lideri i opozitës tha se 25 prilli do të sjellë ndryshimin që prej 8 vitesh i ka munguar vendit.

Ai i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht dhe t’i japin fund mashtrimeve të qeverisë Rama.

“12 orë na ndajnë nga heshtja elektorale. 2 ditë e 12 orë na ndajnë nga fitorja. Mos e ndalni asnjë çast punën, derë më derë derisa sa çdo kuti ndryshimi të mbushet me votat e ndryshimit. Ndryshimi që po vjen është për çdo familje dhe asnjë njeri nuk mund të mungojë. Ora po afron që Shkodra të marshojë kryelartë”, tha më tej Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu