Qytetari u kërcënua të paguante 7 mijë euro, punonjësi i policisë lihet në burg nga Gjykata e Elbasanit

0

ELBASAN – Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën “Arrest me Burg” për komisarin dhe shefin e njësisë policore të kërkimit (FAST) Fatmir Alia. Ai u arrestua javën e kaluar për akuzat “Kallëzim i rremë”, “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre” në lidhje me çështjen e Klodian Hadërllit.

Për këtë ngjarje është lënë në burg dhe Inspektori i njësisë “FAST” Sokol Fana. Ai akuzohet se ka kërcënuar Hadërllin para disa muajsh që të paguajë 7 mijë euro në mënyrë që të mos arrestohej me pretendimin se kërkohej nga drejtësia italiane.

Hajdërlli hetoi ngjarjen dhe zbuloi se gjithçka ka qenë inskenim prej Fanës dhe e denoncoi efektivin e policisë te Shërbimit i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Fana u arrestua në 5 nëntor, ndërsa në 1 dhjetor Gjykata e Elbasanit caktoi ndaj tij masën “Arrest me burg”.

Dy ditë më pas u arrestua nga SHÇBA edhe Sokol Fana lidhur me këtë ngjarje, ndërda tashmë duhet të presë së bashku me vartësin e tij Sokol Fanën vendimin përfundimtar të Gjykatës së Elbasanit..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu