Radhë kilometrike në hyrje të qytetit të Elbasanit, bllokohet autostrada

0

Një trafik i rënduar është shënuar mesditën e ditës së sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, kryesisht në zonën e Bradasheshit, pranë hyrjes së qytetit të Elbasanit.

Siç dëshmojnë pamjet e siguruara nga ‘Infoweb Media’, janë krijuar radhë kilometrike në autostradë, duke shkaktuar ngadalësim të lëvizjes së mjeteve.

Kjo situatë ka ardhur si pasojë e fluksit të madh të automjeteve që drejtohen në drejtim të Korçës dhe jugut të vendit.

Në këto kushte, janë shtuar patrullat e policisë për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit, por ngadalësimi i lëvizjes mbetet i pranishëm.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe durim nga drejtuesit e mjeteve, ndërkohë që rekomandojnë përdorimin e rrugëve alternative për të shmangur vonesat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu