Rama falenderon Kurtin për urimin: “Do të vizitoj Kosovën sapo të kthehem nga OKB-ja”

0

Kryeministri Edi Rama ka falendeuar homologun Albin Kurti pas urimit për mandatin e tretë.

Rama thotë se do të vizitojë Kosovën sapo të kthehet nga Asambleja e OKB, ku do të qëndrojë për disa ditë.

Më tej kryeministri u shpreh i gatshëm për nisur një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, nismë të cilën e filloi me qeverinë e mëparshme të Kosovës.

Faleminderit @albinkurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona”, shkruan Rama.

Albin Kurti uron Edi Ramën për mandatin e tretë: Keni shumë sfida, por kam shpresë se ju do bëni progres në Shqipëri! Ju pres në Kosovë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu