Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, sa i takon kriminalitetit në vend, për të cilin thonë se është fajtor i lidhjeve të policisë me krimin.
Njëjtë si postimet e të dielës, Basha përdor shprehjen se ”peshku qelbet nga koka”, kur kërkon të thojë se në krye të të gjithë paligjshmërive në vend, qëndron Edi Rama.
Basha:
Punonjësit e ndershëm të policisë janë të tradhtuar nga regjimi Rama-Doshi.
Kur vjen në pushtet me krimin, policia përdoret si vegël për të mbrojtur lidhjet e pushtetit me krimin. Pasojat e këtij modeli që sundon vendin i vuajnë qytetarët, fëmijët dhe familjet shqiptare.
Zgjidhja është prerja e lidhjeve të pushtetit me krimin. Prandaj fajtori ishte sot pa përgjigje. Peshku qelbet nga koka!
Në konferencën e sotme, Rama tha se krimi në vend nuk ka tendencë rritje, dhe as numri i aksidenteve, ndërsa komentoi dhe skandalin e Pjerin Ndreut, që pengoi punonjësit e policisë që të kryenin detyrën e tyre.
Rama tha se tashmë për kryebashkiakun socialist ka një kallëzim, dhe palët duhet të përballen në gjykatë.