Rama gënjen për efikasitetin e vaksinës kineze,NYT s’ka bërë asnjë shkrim

0

Kryeministri Edi Rama u shfaq sot para policëve që ishin në radhë për t’u vaksinuar me vaksinën kineze duke folur për një artikull që sipas tij e kishte shkruar media amerikane New York Times, dhe që e rendiste vaksinën kineze në vend të parë sa i takon efikasitetit.

Të njëjtin refren Rama do ta përsëriste dhe në Fier, ku i tregonte shokut Gramoz Ruçi dhe me radhë të gjithë të tjerëve për artikullin që dukej se e kishte parë vetëm ai, pasi me një kërkim të thjeshtë në faqen e NYT, ky lajm nuk figuronte askund.

Dukej e habitshme që media më serioze amerikane të deklarojë diçka të tillë, ndërkohë që me kalimin e orëve u bë e ditur se kryeminsitri ishte bazuar në një fake news, që e përdori për qëllimin e tij elektoral. Sipas agjencisë AFP, në sektorin e kontrollit të fakteve, thuhet se ky është një lajm i rremë që po shpërndahet në rrjetet sociale.

Në artikullin origjinal thuhet se vaksina po i kthehet në bumerang Kinës. Në kohën kur ka përplasje mes SHBA dhe Kinës, Rama zgjodhi lajmet e rreme dhe mashtrimin. Fakt është se vaksina kineze po bëhet masivisht në vendin tonë, por të dhënat për të janë të pakta, dhe ajo nuk ka marrë miratim as nga EMA as nga FDA amerikane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu