Rama i bëri thirrje SPAK të hetojë Berishën, ish-kryeministri: Ai dhe ministrat e tij janë të pangopur

0

Sali Berisha i është përgjigjur thirrjeve të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK për ta hetuar ish-kryeministrin, duke i mëshuar idesë se ai është shpallur “non grata” nga SHBA.

Berisha shprehet se Rama është në panik dhe e bën këtë për të tërhequr vëmendjen nga varfëria që ka prekur shqiptarët.

Berisha shkon më tej duke thënë se Rama dhe ministrat e tij janë të pangopur vazhdojnë të vjedhin pronat dhe fondet publike.

Berisha: Kreu i organizatës kriminale të hajdutëve të inceneratorëve ne një panik të jashtëzakonshëm merret me drejtësinë dhe kundërshtarët  e tij politik.

Shkaqet janë madhore. Edi Rama thekson se me këto qendrime të cilat shëmbëllejnë apo janë të denja për Korëne e Veriut apo regjimit të eterve të tij, ka disa synime.

Më së pari të terheqë vemendjen e qytetarëve shqiptarë të cilët po përballen me veshtirësi shumë të mëdha, në jetën e përditshme për shkak të kësaj qeverie, të këtij kryeministri i cili me firmë dhe vule vjedh, vjedh dhe vetëm mvedh. Krijon vetëm mekanzima vjedhjeje. Dje po kontrolloja statistikat. Nga 2014 deri sot indeksi i cmimeve të ushqimeve është rritur 100 %.

Shumica e familjeve shqiptare shpenzojne mbi 50 perqind të të ardhurave vetëm për ushqime. Nje varferi e frikshme, rritet cdo jave e muaj në këtë këtë vend në një kohë kur kryeministri dhe ministrat e tij të pangopur vazhdojnë të vjedhin dhe përdorin fondet, pronat publkie, asetet nga Kepi i Stillos deri në skajin me të lartë të vednit.

Dua tju kujtoj një takim me avokatin e famshëm amerikan.  Pse Edi Rama ka humbur gjurmët. Nuk I rrihet më në Shqipëri por ne kurriz te taksapaguesve shqiptar me avion ecën dhe udhëton si gjëja me e pavlerë e Europës zyrtare. Pse? Unë do tu lexoj vetëm një nga pse-të dhe kjo që po lexoj lidhet me aferën e djegësave.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu