Kryeministri Edi Rama është larguar nga Kuvendi menjëherë pas fjalës së tij, ndërsa në foltore ka dalë Lulzim Basha.
Kreu i PD-së Basha i kërkoi Lindita Nikollës që Ramës ti vihet një gotë me ujë plot, në mënyrë që të mos i thahet fyti, kur detyrohet sipas tij që të gënjejë për gjendjen ku ndodhet sot vendi.
Gjatë fjalës së tij Basha tha se 5 shtete të BE kanë vendosur që të mos hapen negociatat me Shqipërinë, edhe në rast se Bullgaria e heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut.
Basha:
Zonja kryetare herën tjetër vendosni gotën me ujë përpara se e kishte fytin e thatë.