Rama me emigrantët nga Londra: U pa puna, do votosh PD tani se nuk ke ku shkon

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bashkëbiseduar me emigrantët nga Londra duke udhëtuar në avion nga Rinasi në Kukës.

Rama gjen rastin të bëjë humor me një emigrant duke i thënë se tashmë që po e sjell me avion në Kukës, do të votojë padiskutim PD-në.

Emigranti i thotë se kryeministri ka bërë një gjë shumë të bukur dhe e mbajti premtimin.

Nga ana tjetër Rama është përpjekur të vendosë rregull në avion duke mos lejuar asnjë prej pasagjerëve të qëndrojë çift në vende, por të ndahen secili.

 

EDI RAMA: Për Kukës ë, po si shpjegohet u bë aeroport. U pa puna ëëë, do votosh PD tani se nuk ke ku shkon padiskutim.

 

EMIGRANTI: Gjënë e bukur e bëre. Premtimin e mbajte.

EDI RAMA: Fjalën s’ta dhashë, se t’i ske besuar. E solla e solla.

EMIGRANTI: E mbajte premtimin.

EDI RAMA: Mos rrini dy veta afër mo vlla, e kemi me vende të ndarta, ju dy çunat aty, se po bëhem edhe unë tani, rri andej ti. Rri në një rresht bosh. E sheh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu