Rama me të rinjtë: Pa politikë kthehemi në ujqër që hamë njeri-tjetrin

0

“Është një moment në jetën time, kur ndjej një kënaqësi të jashtëzakonshme ku është mundësi reale dhe e prekshme sa e rëndësishme është që politika të bjeri në duart e duhuar.

Jemi mësuar ta trajtojmë politikës si një të keqe, që kur të flasim për politikën kemi parasysh politikanët që krijojnë hendek me njerëzit. Dhe rëndomt mes të rinjve dëgjoni ‘varja se është e kotë, poltiika është …, nuk dua tja di për votën dhe politikën.

Është shumë e rëndësishme që ne të jemi të bashkuar si shqiptarë siç kemi qenë ditën e parë ku u detyruam të mbyllemi për t’ia dalë deri në fund të kësaj lufte me armikun e padukshëm dhe ku më shpejt se shumë të tjetër po e shohim dritën që po zmadhohet në fund të tunelit. Shqipëria e tërë buzëqesh përsëri siç buzëqeshin sot me mijëra gjyshe dhe gjyshër që kanë bërë vaksinën.

Kjo tregon se sa e rëndësishme është që politika të bie në duart e duhura. Ne jemi mësuar se kur flasim për politikën sikur po flasim për një gjë të keqe dhe një për një gjë jo të mirë. Rëndomë mes të rinjve ju dëgjoni shprehjen se është e kotë, politika është e pisët.

Por politika është e vetmja armë që kanë njerëzit që kur kanë dalë nga pyjet dhe janë organizuar shtetet për të bërë gjërat që vetëm nuk i bëjnë dot që nga mbrojta e tyre, siguria e brendshme dhe të ndërtojnë infrastrukturën spitale e shkollat me kontributin e tyre.

Pa politikën kthehemi në ujqër që hamë njëri tjerrin. Natyrisht që politika ka bërë gjëra të këqija gjatë historisë pasi ajo e ka pjellë edhe fashizmin e nazizmin, por ka bërë edhe shumë gjera të mira për njerëzimin. Pa politikën kurrë nuk do të kishte marrë fund skllavëria dhe gratë nuk do të kishin pasur mundësinë që të kishin të drejta të barabarta”, tha Rama.

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu