Rama ndan lajmin e mirë për 28 familje në Gramsh, do strehohen në banesa të reja

0

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një lajm të gëzueshëm për disa familje në Gramsh, të cilat do të gëzojnë banesa e tyre të reja.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Rama sqaron se bëhet fjalë për 28 familje të fshatit Kodër Zgjupë, pasi banesat e tyre ishin prekur nga rrëshqitja e dherave.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me gëzimin e 28 familjeve të fshatit Kodër Zgjupë në Gramsh, tashmë me një strehë të re, më komode e të sigurt, duke i dhënë fund ankthit nga rrëshqitjet e tokës, ju uroj të diel të qetë🙏”, shkruan Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu