Rama në Belsh: Askujt nuk i shkonte ndërmend se do bëhej turizëm këtu, me punë arrihet gjithçka

0

Kryeministri Edi Rama nga Belshi, në bashkëbisedimin me qytetarët për fushatë elektorale, deklaroi se opozita vjen në këto zgjedhje me ofertë, që ngjan me atë të Sudes dhe Xhaferit.

Rama theksoi se askujt nuk i shkonte ndërmend se një ditë në Belsh do të kishte turizëm, por me punë mund të arrihet gjithçka.

“Ne duhet të ngjitemi përditë, siç ngjiten përditë fermerët e Belshit. Ata të cilët, edhe pse shohin tokën që është rrënuar nga breshëri, nuk e lënë punën, por punojnë edhe nesër, e më andej, derisa ia dalin. Biznesit të vogël ia kemi bërë taksën zero, sepse ata njerëz janë frymëzimi im. Puna të jep suksesin.

 

Premtojnë si Sudja, si Vehbiu, si Xhaferri. Ata që bëjnë të tilla premtime, Noc Rrokun do u japin, bilës këtë personazh ku ta gjesh. Deri dje thoshin aman bëjeni rrugën, nuk thoshte njeri hajde të bëjmë turizëm. Nuk i shkonte ndërmend se do bëhej turizëm këtu. Por, me punë arrihet gjithçka”, u shpreh Rama.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu