Rama në Forumin rajonal për Ndërlidhje Infrastrukturore Ballkan- BE: “Open Ballkan” do krijojë një mekanizëm shtesë për krizën energjitike

0

I pranishëm ne edicionin e 7 të Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore Ballkan-BE, kryeministri Rama tha se ‘Ballkani i Hapur’është njësi e zbatimit të Procesit të Berlinit dhe se në rajon nuk duhen krijuar barrier.

Rama theksoi se zgjerimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është gjithnje e më pak retorikë e BE-së dhe se kërkon shumë kohë për tu arritur.

‘Ballkani perëndimor të mbështetet për transformimin’, tha Rama.

Ndër të tjera Rama foli dhe per krizen e re energjitike ku u shpreh se “Open Ballkan’ do të ketë një mekanizëm shtesë për të nxitur kapacitetet në këtë drejtim. Ai theksoi se Procesi i Berlinit ka nje problem që është iniciuar jashte Ballkanit.

“Kriza energjike po godet të gjithë Europën, veçanërisht ata vende që varen nga burimet e gazit. Europa varet rreth 95% te gazi që vjen në Evropë përmes destinacioneve të tjera. Harta e ndërlidhjes është e qartë, është hartuar qysh prej disa kohësh tashmë financimi dhe proceset operative për zbatimin e asaj për të cilën është rënë dakord për këtë hartë është sfida, është një sfidë e madhe.

Unë këmbëngul se përmes Ballkanit të Hapur do kemi një mekanizëm shtesë për të nxitur saktësisht kapacitet që ne kemi për të bërë më shumë në këtë drejtim. Investimet në ndërlidhje, kombinuar me përpjekjet e përbashkëta për ta bërë rajonin tonë pa barriera sa i takon barrierave jotarifore, është gjëja e duhur për t’u bërë për të ecur përpara.

Ka opinione konfuze për Ballkanin e Hapur, por është frymëzuar nga Procesi i Berlinit dhe zhvillim i natyrshëm i Procesit të Berlinit, Instrument i krijuar në Rajon për të zbatuar objektivat e Procesit të Berlinit. Procesi Berlinit ka një problem, është iniciuar jashtë Ballkanit. Ne mundemi dhe duhet të përqendrohemi vetëm te Ballkani. Ballkani i Hapur është njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit”,- tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu