Deputetja e PD, Jorida Tabaku kërkoi nga seanca plenare që interpelanca me kryeministrin Edi Rama për skandalin “McGonigal” dhe raportin e tij me ish-zyrtarin e FBI, të bëhet menjëherë.
Tabaku tha se qeveria nuk mund të fshihet më pas skandalit ‘McGonigal’ dhe se Rama duhet të sqarojë se çfarë fshihet pas aktakuzës së FBI.
“Znj drejtuese e seancës. Këtë parlament fjalën kam pasur dhe dua ta përdor. Opozita në 2006 vetëm një vit pasi erdhi në qeverisje e bëri kryetaren e kuvendit të ishte në Progres Raportin e BE. U ngrit gjithë Parlamenti Europian që opozita të kishte hapësirë në parlament dhe u përfshi në progres raport, që opozita të kishte komisione parlamentare, të kishte interpelancë dhe kryesuesi i opozitës të fliste pas Kryeministrit. Më bëhet qejfi që një grup deputetësh të opozitës duan të ngrenë komision hetimor, siç mbështes çdo mocion për debat, pyetje dhe interpelancë. Biem dakord që komisioni hetimor të zhvillohet ashtu siç mbështes interpelancën dhe mocionin me debat. Qeveria nuk mund të fshihet përjetësisht. Duhet të na sqarojë Kryeministri se çfarë fshihet pas aktakuzës së FBI”, tha ajo.