Piktori Edi Rama që gjithashtu paralelisht bën edhe detyrën si kryeministër i vendit ka vendosur që të reklamojë artin e tij në një emisionin të dedikuar për kulturën. Një pikturë e tij, e cila daton që nga viti 2006 është nxjerrë në ankand për të gjithë të apasionuarit pas shkrimeve të Ramës, që kësaj here është bërë mbi një ftesë zyrtare të marrë si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Vepra pa titull, e “derdhur” mbi një letër formati A4, praktikë kjo që njihet nga të gjithë pasi është propaganduar nga vetë Rama kudo në çdo dalje të tij.
Megjthatë ende pse blerësi ende nuk është caktuar, ka disa pyetje që lindin natyrshëm. A do i deklarojë Rama të ardhurat për këtë pikturë në Inspektoriatin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI)?
Apo ka vendosur që shumën e përfituar ta dhurojë për bamirësi? Nëse po, ky? Jo për ta krahasuar se janë dy artistë krej të ndryshëm, por për shembull banori i “Big Brother VIP”, Donald Veshaj e shiti në të njëjtin emission portretin e tij të Ismail Qemalit për 12 mijë euro. Paratë i dha për bamirësi në fund, por s’dihet çdo bëjë Rama me to. Mund edhe të vlerësohet më pak se Veshaj, arti tek e fundit nuk njeh kufi. Çështje gustosh është…