Rama: Sa të jem unë, s’ka presion ndaj drejtësisë

0

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference të jashtëzakonshme ka marrë meritat e Reformës në Drejtësi për të cilën thotë se nuk ishte detyrim nga Amerika apo Bashkimi Europian.

Në krah të ministrit të Drejtësisë Ulsi Manjës, Rama tha se Drejtësia e re është bërë si detyrim për fëmijët e Shqipërisë, ndërsa theksoi se në Shqipëri gjërat po ndryshojnë, pasi sipas kryeministrit prej 500-vitesh nuk ishte dënuar asnjë ministër i qeverisë në pushtet.

“I kam dhe mbështetur të gjitha vendimet dhe veprimet e SPAK-ut pa asnjë hezitim dhe pa asnjë koment tjetër përveç inkurajimit të veprimtarisë hetimore. E kemi treguar kjo me fjalë por me qëndrimin tonë se për ne nuk ka të paprekshëm se çdokush në radhët tona që me drejtësinë e ka llogarinë e hapur kurse derën e kësaj partie e ka të mbyllur. Kujtoj se nëse sot ish-ministra, ish-deputetë, ish-kryetar bashkie të cilët një pjesë e madhe nuk kanë qenë ish dhe tani janë prapa hekurave, pavarësisht faktit që pafajësia e tyre provohet në gjykatë, kjo është rezultati historik që as unë dhe askush nga ne nuk janë angazhuar në rrugën e kësaj reforme për të bërë dicka tjetër siç ka ndodhur gjatë gjithë historisë as për të sulmuar politikisht kundërshtarët politik përvec organeve të drejtësisë. Përndryshe kjo është shumë e thjeshtë siç nuk kishte ndodhur në 500-vjet nuk do të kishte ndodhur në këto 5 vite dhe kjo që ka ndodhur e tregon. Nuk ka dalë ndonjë gjykatës apo prokuror në 500-vite që të dënonte ndonjë deputet të partisë në pushtet. Garancia se drejtësia mund të hyjë lirisht në oborrin e PS-së të bëjë drejtësi nuk e pengon askush. Kjo është cështje zgjedhje as imponim nga dikush nga Amerika apo Europa, as detyrimi ndaj Amerikës apo Europës kjo është një çështje zgjedhje që unë dhe ne në PS e kemi bërë si detyrim për fëmijët tanë, fëmijët e gjithë Shqipërisë. Duke i hyrë detit në këmbë kur atëherë kur askush se besonte se do ia dilnim të kalonim reformën. Dhe ja ku jemi sot: Shqiptarë, ndërkombëtarë, gazetarë se kjo parti është i  vetmi subjekt në këtë vend! I vetmi që as nuk i ka bërë , as nuk i bën dhe s’do t’i bëjë sa të jem unë këtu presion drejtësisë”,- tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu