Rama: Shqiptarët do t’i sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri

0

 

Këtë të martë është nënshkruar marrëveshja për aeroportin e Vlorës. Në takimin e zhvilluar ditën e sotme, kryeministri Edi Rama njoftoi se javën tjetër do të çelet dhe gara për aeroportin e Sarandës.

Gjithashtu ai theksoi se investimet në aeroporte, janë një mundësi e mirë punësimi, ndërsa i vlerësoi këto projekte si “fabrika” që sigurojnë bukën.

“Shqiptarët do t’i sjellim nga Amerika direkt në Shqipëri. Shqipëria do të bëhet një vend ku numri i turistëve do të rritet. Nuk janë vetëm këto porta nga qielli, por janë dhe katër porte të tjera nga deti. Baca Behgjet qesh kur dëgjon këta injorantët. Por injorantët insistojnë që Shqipëria nuk ka nevojë për aeroporte, por për bukë. Por e para shqiptarët nuk kanë vuajtur për bukë që nga koha e Skënderbeut, por përtej kësaj aeroportet janë fabrika e bukës”, tha Rama.

Më tej ai theksoi se vlonjatët, shqiptarët do të ndjehen krenarë, ndërsa të huajt u shpreh ai do të mrekullohen.

Keywords: infowebtv, edi rama, aeroport, vlore

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu