Rama u premtoi rinisjen e punës/ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për naftëtarët: Nuk kemi propozim konkret për…

0

 

Prej kohësh, naftëtarët e Ballshit, kanë mosmarrëveshje me kompaninë e naftës KPTHN, ku theksojnë se nuk kanë marrë pagat e tyre, duke qenë se ka falimentuar dhe se puna nuk ka nisur prej vitesh tashmë.

Problemi mori tepër jehonë, pasi naftëtarët organizuan edhe greva urie, gjersa kryeministri Rama u tha që t’a ndërprisnin pasi do të gjente një zgjidhje për të rivënë në punë kompaninë e naftës.

Por para pak ditësh është bërë publik një njoftim i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku thuhet se nuk është gjetur asnjë propozim konkret për vënien në punë të kompanisë dhe se shteti nuk është aksioner për të marrë veprime të caktuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu