Rama zbulon ligjin e parë që do kalojë në Kuvend nëse fiton mandatin e tretë: Do shpallim fëmijët e Republikës…

0

 

Rama:

“Kisha ditë që e prisja se është momenti i Pandit, dhe me Pandin kemi një rrugë që vazhdon, një rrugë të gjatë që në 25 Prill do të shënjojë një stacion të ri për të vazhduar së bashku. Duke qenë se Pandi e nis gjithmonë me luftën nacionalçlirimtare, që është gjithnjë i lidhur me njerëz që kanë pasur të bëjnë me luftën, dua të ndaj me ju idenë time, për ligjin e parë që do të kalojë shumica e re socialiste dhe progresiste e pas 25 Prillit.

Nuk ia thashë Pandit se doja që t’ia bëja surprizë. Do të jetë ligji për fëmijët e Republikës, janë të gjithë ata që kanë humbur babanë apo nënën, për shkak të detyrës apo për shkak të një shërbimi të madh ndaj të tjerëve. Erjoni përmendi Arjanin i cili la pas një fëmijë të vogël, dhe ai do të jetë një fëmijë i Republikës, dhe Republika do të kujdeset për të. Është koha që këtyre fëmijëve ne tiu japim një status të veçantë. Nuk do të jemi për ti dhënë dekorata pas vdekjes që nuk i duhen as dreqit.”

Key Words: Infowebtv, edi rama, mandati trete, pandi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu