Ramush Haradinaj: Zgjedhja e Osmanit si presidente, po tregon që vendi ka hyrë në monizëm

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se zgjedhja e Vjosa Osmanit në krye të shtetit tregon se Kosova ka hyrë në monizëm.

Në një deklaratë për mediat, kreu i AAK tha se mënyra sesi pozita siguroi kuorumin dëshmon se vendin nuk e presin ditë të mira ashtu siç ata kishin premtuar. Akuza Haradinaj adresoi ndaj deputetëve të opozitës, të cilët votuan pro Vjosa Osmanit, ku një nga ata që votuan pro ishte edhe Albena Reshitaj nga radhët e AAK-së.

Ai tha se këta deputetë tjetërsuan vullnetin e qytetarëve të cilët ua dhanë votën në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Dje u vërtetua që fituesit e rinj të zgjedhjeve kanë mungesë guximi që të veprojnë si e parasheh demokracia. Po ashtu, u treguan të zot dhe treguan se kanë prirje për kontrabandim të votës. Ajo që ka ndodhur nuk është në nderin e Kosovës dhe demokracisë tonë. Pra, u zgjodh presidentja me kontrabandim të votash, me deputetë që për përfitime të aty për atyshme tjetërsuan vullnetin e votuesve të tyre.”

Haradinaj u shpreh se me zgjedhjen e Osmanit në krye të shtetit, Kosova ka hyrë në monizëm, pasi siç tha ai, pas çdo posti të lartë shtetëror qëndron kryeministri Albin Kurti.

“E gjithë kjo është një tregues që për Kosovën nuk priten ato ditë të mira që i kanë premtuar, sepse kemi të bëjmë me një mashtrim dhe me një sistem që është i një partie. President, kryeministër, kryeparlamentar, kryetar partie është një njeri, është Albin Kurti, në një mënyrë ne po kthehemi në monizëm.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu