Ranë në kontakt me energjinë, vdes nëna me dy vajzat në Fushë Arrëz

0

Një ngjarje tragjike raportohet në këto momente në Pukë, në zonën e Fushë Arrëzit.  Mësohet se nëna dhe dy vajzat e saj kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë në kontakt me korentin.

Paraprakisht, bëhet me dije se njëra nga vajzat e familje ka qenë duke bërë dush në tualet dhe ka rënë në kontakt me korentin. Nuk dihet nëse shkak ka qenë sistemi i dushit, apo ndonjë pajisje tjetër elektrike.

Viktimat janë: Prena Kola 42 vjeçe, nëna e dy vajzave, Sidorela Kola 18 vjeçe dhe Ermira Kola 15 vjeçe.

Motra e të resë ka vrapuar menjëherë drejt tualetit për ta ndihmuar por dhe vetë ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, sapo ka prekur dorezën e derës. Nëna e dy vajzave e tmerruar nga ngjarja, ka shkuar t’i shpëtonte ato, por fatkeqësisht ka gjetur dhe vetë vdekjen.

Në shtëpi ka qenë dhe djali i familjes, i cili po ashtu ka marrë lëndime dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ka qenë një i afër i familjes nga Fushë Arrëzi i Pukës që ka njoftuar Policinë.

Uniformat blu janë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të saj. Edhe ambulanca ndodhët në shtëpinë e viktimave, por fatkeqësisht ato kanë ndërruar jetë në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu