Reagim i truprojes së ish-kryeministrit z. Sali Berisha në lidhje me aksidentin

0

Pas përfshirjes së një prej makinave shoqëruese të Sali Berishës në një aksident në autostradën e Laçit, një reagim ka ardhur nga truproja e ish-kryeministrit, Ervis Tusha.

Tusha është shprehur se në autostradën Milot-Mamurras, një makinë “Benz” me targa të Kosovës ishte futur kundërvajtje.

Truproja shkruan se falë reagimit me shpejtësi të shoferit në makinën ku po udhëtonte Berisha, shmangu aksidentin. Sipas tij makina e tretë e shoqëruesve ka bërë një frenim tepër të shpejtë dhe për pasojë është goditur nga pas nga një makinë tjetër.

Reagim i Ervis Tushes, truproja ish-kryeministrit z. Sali Berisha në lidhje me aksidentin:

Pas takimit ne qytetin e Laçit, rreth ores 19:02, rruges ne kthim ne autostraden Milot-Mamurras, ne drejtimin tone vjen nje Mercedes i Bardhe 190 me targa te Kosoves, me shpejtesi ne kundravajtje. Fale aftesise te shoferit te makines se z. Sali Berisha u be e mundur shmangia e menjehershme e perplasjes, pasi makina ne kundravajtje ishte me shpejtesi tej normave te lejuara, po keshtu edhe dy makinat pas makines se z. Berisha, ndersa makina e trete e ndodhur balle per balle ka bere nje frenim te forte per ta shmangur ku si pasoje eshte goditur nga mbrapa nga nje mjet rastesor. E gjitha kjo ka ndodhur per shkak te shoferit qe po I jepte makines me shpejtesi ne autostrade ne korsine e gabuar. Fale zotit te gjithe jemi ne gjendje te mire shendetesore, perfshire doktor Berisha. Ervis Tusha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu