Reagon Shoqata e Gazetarëve Europianë pas diskriminimit të gazetares nga kryeministri

0

Pas përjashtimit të gazetares Ambrozia Meta nga diskutimi me gazetarët të kryeministrit Edi Rama, ka reaguar Shoqata e Gazetarëve Europiane
Përmes një deklarate zyrtare, AEJ shprehet se një ngjarje e tillë tregon diskriminimin nga partitë politike të mediave kritike:
“Shqetësimi ynë lidhet me përjashtimin e gazetares së televizionit Syri, nga një aktivitet politik i Partisë Socialiste. Episod që tregon se media, sidomos ajo kritike diskriminohet në mënyra të padrejta. Ne i bëjmë thirrje partive politike që të tregohen më transparente me median dhe të respektojnë gazetarët.
AEJ dega Shqipëri i bën apel faktorit politik të kenë më kujdes në respektimin e të drejtave të gazetarëve si një nga të drejtet themelore për një shtet demokratik ku shoqëria aspiron.”
Reagimi erdhi menjëherë pasi gazetares Ambrozia Meta nuk iu lejua të merrte pjesë në diskutimin që Kryeministri do të realizonte me gazedtarët, më datë 4 tetor.
Ajo ka pyetur pranë kordinatores së Ramës për shtyp, mëngjesin e së dielës nëse Rama do të zhvillonte bashkëbisedim me gazetarët, por kordinatorja i është përgjigjur ‘jo’. Pak orë më vonë Rama u shfaq në një bashkëbisedim me gazetarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu