Real Madrid-it i bie kurora, ja skuadrat me vlerën më të lartë në futboll

0

Manchester City është skuadra me vlerën më të lartë mes klubeve të futbollit. Kjo u raportua nga “Il Sole” bazuar në raportin vjetor “The European Elite 2023” nga Football Benchmark, i cili rendit 32 klubet europiane të futbollit me vlerën më të lartë.

Anglezët kryesojnë këtë renditje që nxjerr në pah vlerën e klubit, që në rastin e skuadrës së drejtuar nga Guardiola është e barabartë me 4,073 miliardë euro. Qytetarët kanë kaluar Real Madrid-in që deri vonë kryesonte klasifikimin.

Raporti bazohet në të dhënat ekonomike për sezonin që përfundoi më 30 qershor 2022. Ai nënvizon dominimin e futbollit anglez me 11 klube angleze në top 32, që përbëjnë 45% të vlerës së përgjithshme.

10 klubet kryesore:

1) Mançester Siti 4,073 (+64%)

2) Real Madrid 4,006 (+26%)

3) Mançester Junajtid 3,932 (+36%)

4) Liverpul 3,900 (+53%)

5) Bajern Mynih 3,838 (+40%)

6) Barcelona 3,504 (+25%)

7) Çelsi 2,989 (+37%)

8) PSG 2,858 (+34%)

9) Totenhem 2780 (+45%)

10) Arsenal 2301 (+45%)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu