Reja publikon listën e kuqezinjve të Kombëtares për miqësoret ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë

0

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ka shpallur listën me emrat e 26 lojtarëve, që do grumbullohen për dy ndeshjet miqësore ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Këtë herë tekniku italian ka ftuar disa lojtarë që vijnë për herë të parë në përfaqësuesen kuqezi duke parë formën e mirë që po kalojnë.

Debutuesit këtë herë do të jenë tre, duke filluar me portierin Elhan Kastrati, i cili aktivizohet në Serinë B italiane me Çitadelën, mesfushori Kristjan Asllani, që po shkëlqen në Serie A me Empolin dhe mbrojtësin Adrian Bajrami të Benfikës. Mbrojtësi 19-vjeçar ishte grumbulluar fillimisht me ekipin U-21, por pas bisedës mes stafeve teknike u vendos që të kalojë te Kombëtarja.

Ndërkaq, rikthehet me kuqezinjtë edhe sulmuesi Giacomo Vrioni, i cili po kalon gjithashtu një formë të mirë me klubin në Bundesligën austriake, së bashku me mbrojtësin Ivan Balliu, që ka munguar te kuqezinjtë në takimet e fundit për shkak të probleme fizike.

Shqipëria do të luajnë me Spanjën në Barcelonë më 26 mars miqësoren e parë dhe më 29 mars do të presë Gjeorgjinë në “Air Albania” në miqësoren e dytë të këtij muaji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu