Rënia e Bitcoin nuk ka të ndalur, arrin çmimin më të ulët në 18 muajt e fundit

0

Bitcoin arrin sot çmimin më të ulët në 18 muaj, pasi rënia e vlerës nuk ka të ndalur. Kriptomonedha më e madhe ra me 7,1% duke arritur kështu shifrën e 18,993 dollarëve në orën 9:06 të mëngjesit të sotëm, duke prekur kështu çmimin më të ulët që nga dhjetori i 2020-ës.

Ajo ka humbur rreth 70% të vlerës që nga niveli rekord prej 69,000 dollarë në nëntor.

Sektori i monedhës dixhitale është goditur këtë javë pasi kompania e huadhënies së kriptomonedhave Celsius ndaloi tërheqjet dhe transferimet ndërmjet llogarive.

Sipas “CoinMarketCap”, vlera e tregut global të kriptove ka rënë në nën 900 miliardë dollarë nga 3 trilion dollarë që shënonte në nëntor.

Megjithatë, sipas disa të dhënave, investitorët e vegjël po dyfishohen dhe e shohin këtë fenomen si një mundësi të re blerjeje.

Të dhënat e “Vanda Research” tregojnë se të ardhurat neto të investitorëve të vegjël të lidhura me kriptomonedhat gjatë 10 ditëve të fundit janë rritur në 570 milionë dollarë, një ritëm që nuk është parë që nga janari i vitit të kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu