Riaktivizohet zjarri në Qafë-Shtamë, digjen më shumë se 30 hektarë

0

Zjarri në Qafë- Shtamë të Matit, ka marrë përmasa të mëdha, pasi disa vatra të reja kanë riaktivizuar gjatë ditës së sotme.

U bë me dije se deri më tani janë djegur rreth 30 hektarë tokë, ndërsa në terren janë forcat e ushtrisë, të policisë dhe punonjës të bashkisë Mat.

Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm në të dy vatrat e reja që janë aktivizuar, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të këtij zjarri të qëllimshëm.

Zjarri po i afrohet kampit të Qafë Shtamës. Aktualisht po punohet nga toka për shuarjen e vatrave të zjarrit, pasi terreni për mjetet zjarrfikëse është tejet i vështirë.

Fillimisht zjarri ka nisur mbi tunelet e Selitës, e më pas, i ndihmuar edhe nga era, ai është përhapur me shpejtësi edhe në sipërfaqe të tjera të masivit pyjor të Qafë Shtamës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu