Rihapja e çështjes së “21 Janarit”, reagon Artan Hoxha: Kush i fshiu pamjet e serverave të kryeministrisë

0

 

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas rihapjes së çështjes së 21 Janarit duke e cilësuar atë një shans të ri për drejtësinë. Hoxha shprehet se edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 vite nga kjo ngjarje e rëndë ende nuk është zbardhur e vërteta për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.

Ai shkruan se kjo pikë kthese i jep mundësinë prokurorisë të hetojë edhe personat përgjegjës që penguan hetimet për 21 Janarin.

“Rihapja e hetimeve per dosjen e 21 janarit, eshte nje shans i ri per te dhene drejtesi, per nje nga ngjarjet me te renda te postkomunizmit… Edhe pse kane kaluar me shume se 10-te vite nga kjo ngjarje, e ndodhur ne mes te bulevardit “Deshmoret e Kombit”, perpara qindra kamerave te televizioneve, ende nuk eshte zbardhur e verteta per vrasjen e Aleks Nikes dhe Hekuran Dedes.

Ne gjykimin e pare, gjykata fajesoi me vendime qesharake ish-komandantin e Gardes se Republikes Ndre Prendi, per vrasjen e protestuesit Faik Murto, dhe ish-shefin e shtabit te njesise speciale te Gardes se Republikes Agim Llupo, per vrasjen e protestuesit Ziver Veizi…

Rihapja e dosjes i jep mundesine prokurorise te hetoje edhe personat pergjegjes qe penguan hetimet e 21 janarit?!

Pse dhe kush i fshiu pamjet e serverave te kryeministrise?! Kush i mori ne mbrojtje ekzekutoret e protestuesve dhe pengoi ekzekutimin e 6 urdher-arresteve te prokurorise?! Kater te vraret dhe 13 te plagosurit e 21 janarit, nga armet e shtetit, kerkojne drejtesi. Kjo mundesi duhet shfrytezuar, qe te paprekshmit te mos mbeten perjetesisht te paprekshem….”, shkruan Artan Hoxha.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu