Rita Ora shfaqet mjaft provokuese, teksa performon e veshur me një fustan të tejdukshëm duke treguar fizikun e tonifikuar

0

Gjatë disa muajve të fundit, artistja me origjinë shqiptare Rita Ora ka dalë me veshje pothuajse të tejdukshme.

Në ‘Heaven’ në Londër gjatë fundjavës, Ora i mahniti të gjithë fansat, teksa u shfaq me një fustan latex tërësisht të tejdukshëm duke shfaqur format e tonifikuara kur performoi këngën e saj të re “You Only Love Me” së bashku me disa nga hitet e tjera të saj.

Fustani i Ora-s me shkëlqim kafe, i gjatë deri në fund të këmbëve, kishte te mbuluar pjesën e gjoksit me dy yje ngyrë gri me shkëlqim, gjithashtu dhe brendshmet.

Këngëtarja e kombinoi fustanin me vathë të mëdhenj argjendi, një gjerdan të vogël dhe disa unaza të trasha dhe çizme me platformë argjendi. Ora i stiloi flokët kaçurela, me një grim të lehtë por të shndritshëm.

Ylli është në mes të një epoke të re pas martesës së saj me regjisorin e ‘Thor: Ragnarok dhe Thor: Love & Thunder’, Taika Ëaititi. The Sun raportoi se çifti, i cili ishte parë duke dalë me Tessa Thompson në Australi në vitin 2021, ku u martuan në një ceremoni të vogël intime gushtin e kaluar.

“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje”, tha një burim për gazetën. “Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre mundën ta shihnin se sa çmendurisht të dashuruar ishin. Pavarësisht se jeton në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private dhe nuk donte të bënte një këngë e vallëzim të madh për dasmën.”/panoramaplus

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu