Roth: I besojmë ODIHR për zgjedhjet, me 22 qershor shpresojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë

0

Ministrin gjerman për Europën Michael Roth në deklaratën e tij pas takimit me kreun e opozitës Lulzim Basha është shprehur se është njohur nga afër me të gjithë shqetësimet për procesin zgjedhor të 25 prillit.

Roth ka theksuar se në lidhje me këtë proces ato i besojnë ODIHR si në çdo rast kur ka zgjedhje.

Gjithashtu ai ka theksuar se perspektiva evropiane e Shqipërisë është dhe rruga e vetme që duhet të ndiqet tashmë, ku u shpreh se shpreson që opozita dhe mazhoranca të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Ai ka veçuar dhe zhvillimet e deritanishme në Këshillin Evropian, ku theksoi se me 22 qershor shpreson që Shqipërisë ti hapen negociatat dhe të krijohet mundësia për zhvillimin e konferenëcës ndërkombëtare.

“Të gjithë problematikat që janë adresuar duhet që të qartësohen nga autoritete dhe nga institucionet përkatëse. Në lidhje me këtë proces ne i besojmë ODIHR. Unë jam dakord me Bashën kur thotë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe askund tjetër. nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme nuk varet vetëm nga qeveria, por dhe nga parlamenti dhe nga opozita dhe uroj që të gjendet një rrugë e përbashkët mes qeverisë dhe opozitës. Në një sistem demokratik ne nuk jemi armiq me njëri tjetrin por jemi konkurrente, dhe parlamenti është ai që i dërgon para objektivat e vendit. Takimi me Bashën kreun e opozitës së Shqipërisë është shumë i rëndësishëm.

Komisioni ka mbërritur në një gjykim pozitiv dhe ne shpresojmë që në 22 qershor Këshilli evropian të mbërrijë në hapjen e negociatave dhe të zhvillimit të konferencës së përbashkët ndërkombëtare. Ky është një hap i rëndësishëm dhe është një rrugë e gjatë, Gjermania do e mbështesë, çelja e negociata nuk do të thotë që Shqipëria i plotësoi kushtet por që është një perspektivë e qartë drejt BE-së”, është shprehur ai.

vijon…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu