Rrahin drejtorin e Postës në mes të qytetit, arrestohet agresori dhe procedohen 2 shokët e tij

0

Goditën me grushte, për shkak të detyrës, kryetarin e degës së postës Skrapar, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.H. (K.), 34 vjeç, si dhe u referuan materialet hetimore në Prokurori dhe po procedohen në gjendje të lirë shtetasit B. T., 31 vjeç dhe M. K., 28 vjeç, të tre banues në Çorovodë.

Këta shtetas, në qendër të qytetit të Çorovodës, kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, kryetarin e degës së postës Skrapar, shtetasin K. K., 33 vjeç, banues në Çorovodë, duke i shkaktuar demtime në trup.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu