TIRANË- Reperi i njohur, Noizy mësohet se është shoqëruar në polici pasi akuzohet se dhunoi së bashku me grupin e tij me personazhin e TikTok, Medi Iseni. Lajmin për shoqerimin e tij në policia ke njoftuar vete reperi i cili ka ndarë një story në Instagram.
Në postim ai ka njoftuar anulimin e performancës së tij në një klub në Ferizaj ndërsa shton se shkak është shoqërimi në polici.
“Ferzaj, ju kërkoj ndjesë sonte s’mund të jem me ju pasi po më shoqërojnë në polici! Shihemi herë tjetër”, ka shkruar ai, në një postim që tashmë është fshirë.
Personazhi i njohur i TikTokut Medi Iseni u dhunua brutalisht më 1 gusht në një klub nate në Pejë. Iseni pas ngjarjes ka akuzuar reperët e njohur Noizy dhe Stresi, duke thënë se ishin ata të cilët e dhunuan dhe madje thurën dhe planin duke e prerë në besë.
Tiktokeri mohon të ketë pasur ndonjë problem personal me Noizyn. Më tej akuzat vijojnë për prerje në besë ndaj Stresit. Sipas të dhunuarit ka qenë Stresi ai i cili e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.