Rrëfimi i trishtë i Sara Gjordenit: Në moshën 4-vjeçare babai më dha diçka që më rrezikoi jetën

0

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, e cila u eliminua pak ditë më parë, ka rrëfyer detaje nga jeta e saj.

Duke folur në një intervistë për Top Channel, Sara ka treguar se nuk ka kontakt me babain e saj, pasi ai në moshën 4 vjeçare i kishte dhënë diçka për të konsumuar dhe kishte rrezikuar jetën e saj.

Ajo ka gjithashtu përmendur se për katër vite rresht, i ati ka përndjekur atë me adresa të rreme në rrjetet sociale, duke e shantazhuar dhe ofenduar për mënyrën se si e kishte rritur nëna e saj.

“Im at është gjallë por s’më ka kërkuar kurrë. Një herë që më ka kërkuar, më ka sjellë diçka që unë e kam konsumuar dhe për pak kam humbur jetën në moshën 4 vjeçare. Kjo tregon mos besimin tim te njerëzit. Nëse im at ishte në gjendje ta bënte atë, çfarë të pres nga të tjerët. Për 4 vite me radhë me një llogari false jam shantazhuar, ofenduar kritikuar dhe imë më ishte gjykuar për mënyrën sesi më kishte rritur. Mora vesh që pas asaj llogarie ishte sërish im atë. Prandaj nga njerëzit kisha tërheqje. Ato gjëra lënë gjurmë. Gjithmon ka deklaruar që më ka dashur shumë, kur Gjykata ka vendosur të qëndroja me nënën. Ka reaguar shumë keq. Njëherë e kam parë që ka vrapuar, i kam thënë dajës po më ndjek ky xhaxhi”-rrëfeu mes lotësh Sara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu